Pas arrestimit të ish-drejtorit të “Unitetit”, sqarohet kryeshefi aktual
Pas raportimit për arrestimin e ish-drejtorit të “Unitetit”, është sqaruar krye-shefi aktual i kësaj ndërmarrje, Gazmend Morina.
Nëpërmjet një shkrimi të bërë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ai ka shkruar se bëhet fjalë për personin i cili ka udhëhequr kompaninë para se ai të vinte në krye të “Unitetit”.
Po ashtu, ai ka shkruar se do të vazhdojë të mbetet i përkushtuar në krijimin e politikave zhvillimore të kompanisë, gjithmonë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi.
Shkrimi i plotë:
Duke e pare situaten e krijuar pas lajmit te publikuar ne media per arrestimin e ish kryeshefit te ndermarrjes rajonale “Uniteti” dhe nje pjese te qytetareve qe jane te fokusuar vetem ne titujt e mediave, e shoh te arsyeshme te ndaj informacionin se fjala eshte per nje person qe ka udhehequr kompanine para ardhjes time.
Pra, keqpërdorimet e supozuara/dyshuara nga policia dhe prokuroria, i perkasin periudhës para zgjedhjes time në postin e kryeshefit të KRM “Uniteti”, pozite te cilen e mbajë nga data 7 nëntor 2018.
Të gjeturat sipas asaj që kam informacion, kryesisht bazohen në raportin e auditorit të bërë për vitin 2017. Unë, do të vazhdojë të mbetem i perkushtuar në krijimin e politikave zhvillimore të kompanisë, gjithmone duke u bazuar në legjislacionin në fuqi. Sinqerisht, Gazmend Morina
Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Uniteti”.