
Pas arrestimit të turkut- zbulohet skandali me botox nga Irani në Kosovë, rreziku për shëndetin publik
Një operacion policor nëbashkëpunim me organe të tjera atë sigurisë ka vënë në pranga një turk në Kosovë. Po sillte ilegalisht Botox. Por, operacioni ka nxjerr në pah një skandal të madh: nga vije ky produkt? Sa është i rrezikshëm? Dhe sa është vendi i përgatitur për të luftuar këtë fenomen. Insajderi sjell detaje ekskluzive. Një shtetas turk është dërguar në mbajtje për veprën penale “prodhim dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”. Atij i është gjetur një sasi e botoksit që në total kap vlerën e 150 mijë eurove, siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Materiali është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa në cilësi të provave nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 11,160 euro para kesh.
Por, ky operacion ka ardhur pas një hetimi të gjatë të kryer nga organet e zbatimit të ligjit në vend.
Insajderi merr vesh që ky është një fenomen i rrezikshëm që është duke vazhduar për disa kohë në Kosovë, dhe ku një pjesë e mirë e klinikave që ofrojnë Botox janë klientë të trafikantëve.
Pjesa më e madh e këtij produkti vije nga Irani, shteti islamik me të cilin Kosova ka sanksione.
Hetuesit dyshojnë që edhe BotoX që ambalazhet si anglez në fakt është iranianë, pasi që çmimi i tij në Kosovë është gati 100% më i lirë se ne Angli.
Ky hetim, pasi paraqet si fenomen rrezikshmëri të lartë për shëndetin publik është kryer në bashkëpunim mes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës (AKI) dhe Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.
Sipas burimeve të afërta me hetimin “një rrjet ndërkombëtar i kontrabandimit me Botox me origjine nga Irani, ka arritur ilegalisht te hyn në Kosovë, e pastaj te shpërndahet nga disa shtetas turk”, dhe ky ka qenë informacioni që ka iniciuar hetimin.
Burimet e Insajderit nga prokuroria mësojnë, se në këtë operacion ishin të përfshira disa institucione.
Pasi produktet kanë origjine te largët dhe janë të ndaluara të importohen në Kosovë, gjithashtu dhe të prodhohen dhe te vihen në qarkullim.
Botox-i është i rrezikshëm kur përdoret nga personat jo adekuat, por mund të jetë shumë më i rrezikshëm, veçanërisht kur është falsifikuar, i pasterizuar keq ose i përdorur gabimisht.
Rreziqet nga Botox-i Kontrabandë/Falsifikuar janë si “Përbërje e panjohur”: mund të përmbajë toksina të pa-filtruara ose substanca te rrezikshme për shëndetin doza të pasakta, mungesë sterilizimi që rrezikon infeksione serioze.
Trajtim jo adekuat: nuk mbahet në temperatura të ulëta si e kërkon protokolli i këtij produkti.
Burimet e Insajderit bëjnë me dije se një pjesë e madhe e klinikave në Kosovë qe ofrojnë Botox janë furnizuar në këtë formë me këtë produkt për të cilin autoritet e shtetit kanë të dhëna se është me origjine nga Irani, por ju falsifikohen paketimet dhe shënohet se është Dysport me origjinë nga Anglia.
“Prishtinë 28.03.2025. Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas sigurimit të provave ka ndaluar një të dyshuar mashkull shtetas turk, tek i cili kanë gjetur një sasi të materialit që përdoret në mjekësi (botoks). Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi tjetër e materialit të njëjtë që është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë. Vlera totale e materialit të sekuestruar sipas çmimit në treg sillet rreth 150 000 €. Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 11 160€ para kesh. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë për këtë rast.