Pas barazimit ndaj Granadës, Xavi zbulon çfarë i tha Laporta
12 shkurt 2024
| 12:18
Skuadra e Barcelonës ka barazuar me rezultat 3-3 ndaj Granadës. Trajneri Xavi Hernandez ka thënë se pavarësisht këtij gabimi skuadra e tij nuk do të dorëzohet në garën për titull në La Liga.
“Është e vështirë, sot edhe më e vështirë. Diferenca është e madhe, por jo e pamundur. Nuk do të dorëzohemi. Skuadra ka pasur besim, guxim, dëshirë… por është e pamjaftueshme. Është turp sepse ishte një mundësi e mirë për të qëndruar në garë, por po bëhet më e vështirë për ne”, u shpreh Xavi në konferencë për shtyp duke zbuluar më pas se çfarë i tha presidenti Laporta: “Ai më tha se kjo është e tepruar. Është një zhgënjim i madh. Ishte një ndeshje në shtëpi, duhej ta fitonim për të vazhduar luftën”.