Pas bashkëbisedimit online me demokratët, Rama del në pazar
Pasi mbajti një bashkëbisedim online me demokratët në Facebook, kryeminsitri shqiptar Edi Rama doli për pazar.
Ai, me një status alla ‘Edi Rama’, e la të nënkuptohet se këtë punë e bëri me urdhër të ‘shefit’.
“Kur i thua gruas po kthehem nga puna dhe të thotë mos hajde pa domate”, ka shkruar ai bashkangjitur një fotografie ku shihet duke blerë domate. Edi Rama diskutimin virtual me demokratët e bëri një ditë pas protestës të dhunshme që u zhvillua në selinë e PD-së.
Pas statuseve ironike ditën e djeshme për situatën e krijuar në PD, shefi i qeverisë shqiptare sot ka thënë se të dy liderët e kësaj partie janë fajtorë dhe se të njëjtit ishin të gatshëm për të kryer gjakderdhje.
Madje, ai mori rolin e ndërmjetësit e tha se është i gatshëm të ndihmojë kundërshtarët e tij.
“Politika nuk është dhe s’mund të jetë logjikë e forcës, por logjika e forcës. Nuk mund të katandiset politika në një luftë me çekiçë e fikëse zjarri syve. Ju lutem demokratëve t’iu varin teneqen të dyve dhe të gjejnë rrugën për të shpëtuar PD. Unë jam i gatshëm t’i ndihmoj, në çfarëdo qoftë”, ka deklaruar Rama.
I pari i qeverisë së Shqipërisë tha se nuk i interesojnë votat e elektoratit të djathtë, pasi sipas tij i ka mundur dhe i mund prapë edhe Sali Berishën edhe Lulzim Bashën bashkë.