Pas Berishës, radhën për në prokurori e kanë Basha dhe Bardhi
14 janar 2022
| 08:16
Një ditë pas ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Flamur Noka, radhën për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës e kanë sot Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi. Kryetari i PD dhe Sekretari i Përgjithshëm do të merren në pyetje nga hetuesit për protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri që degjeneroi në akte dhune.
Ata do të pyeten edhe për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedent penal. Basha e Bardhi do të pyeten gjithashtu nga prokurorët e rrethit edhe për dhunën me mjete të forta si dhe përdorimin e bombolave antizjarr nga personat që ndodheshin brenda gjatë tentativës së protestuesve të Berishës për t’u futur në seli.