Pas burrit, humb jetën edhe bashkëshortja nga aksidenti tragjik në Rozhajë
19 tetor 2024
| 23:48
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rozhajë të Malit të Zi, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën.
Nga ky aksident tragjik mbeti i vdekur i riu nga Peja, Benjamin Lajqi, ndërsa me të në veturë ishte edhe bashkëshortja e tij.
Pasi po luftonte me jetën, tashmë është konfirmuar edhe vdekja e saj, Sabina Lajqi, e cila nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.