Pas City, hetohet edhe PSG-së

07 shkurt 2023 | 20:44

Prokuroria e Parisit ka nisur një hetim kundër presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi dhe klubit francez të futbollit për shkak të një biznesi të fshehtë, “L’Equipe”.

Gazeta franceze pretendon se hetimi ka nisur në fund të vitit të kaluar, pasi ish-këshilltari i njeriut të parë të PSG-së, Hikim Bouajila, denoncoi ish-klubin për biznes të fshehtë.

Buajila pretendon se është paguar në mënyrë të parregullt për punën që ka kryer përmes akademisë së tenisit “Smes”, e cila ndodhet në Doha. Ai pohon se asnjëherë nuk ka pasur lidhje me këtë Akademi dhe as nuk ka luajtur tenis në jetën e tij.

“L’Equipe” tregon se në vitin 2015, PSG ka nënshkruar kontratë me Bouajil për një periudhë të pacaktuar si trajner tenisi.

Gazetarët e gazetës franceze kërkuan një koment nga kreu i PSG-së, i cili u përgjigj se “Boujila nuk është punësuar asnjëherë në PSG”.

Majtas: Hicham Bouajila së bashku me Zlatan Ibrahimovic pas ndeshjes së fundit të suedezit në Ligue 1 me PSG më 14 maj 2016. Djathtas: Nasser al-KhelaIfi kur u njoftua zgjatja e kontratës së Kylian Mbappe më 21 maj 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka arritur ta arrestojë personin që dyshohet se gjuajti…