Pas Covid-it, sëmundja X që mund të prekë botën
Në të ardhmen mund të ketë një pandemi më të rëndë se Covid. Alarmi për të ashtuquajturën sëmundje X vjen nga OBSH, Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në një intervistë Ilaria Capua, eksperte në Universitetin John Hopkins në Bolonja, ngre alarmin: Më vjen keq ta them, por fakti që kaluam Covidin, nuk domethënë që do jemi gati për 200 vitet e ardhshme.
Virologia nënvizon nevojën për një përgjigje të arsyetuar, të vetëdijshme dhe të studiuar, duke kujtuar se ka shumë për të mbajtur parasysh pas përvojës së Covid-19.
“Sjelljet pozitive me të cilat jemi mësuar gjatë pandemisë nuk duhet të harrohen. “Ne kemi kuptuar shumë se si qarkullojnë sëmundjet infektive. Sigurisht që shoh edhe një lloj amnezie kolektive. Njerëzit, pasi kanë kaluar një kohë kaq të keqe, nuk duan ta rikujtojnë. Por kjo nuk është gjë mirë. Virusi Covid është ende këtu me ne. Ne s’jemi ishuj të ndarë, ne veprojmë zinxhir. Ndaj duhet të jemi vigjilentë të gjithë”, thotë ajo.
Ajo përfundon duke thënë se sistemi politik dhe shëndetësor duhet të shqetësohet për ecurinë e një sistemi që tashmë po vuan. “Nuk duhet të harrojmë kurrë sakrificën e madhe të profesionistëve që ishin në spital në atë kohë dhe nuk kishin as maska në dispozicion, duke luftuar kundër diçkaje që askush nuk kishte mundur ende ta identifikonte”.