Pas daljes nga Big Brother, reagon për herë të parë Gani Gërmia
Visar Dermaku, i njohur si Gani Gërmia, ka reaguar pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2.
Ai ka thënë se largimi i tij është moment i trishtueshëm por kujtimet dhe emocionet janë të pakrahasueshme.
“Me një përshëndetje të ndjeshme, dua t’ju falenderoj për çdo emocion dhe përkushtim që më keni ofruar në rrugëtimin tim në Big Brother. Largimi im është një moment i trishtueshëm, por kujtimet e krijuara dhe emocionet e ndara janë të pakrahasueshme. Ju premtoj se ky nuk është fundi, por një fillim i ri i këtij rrugëtimi. Faleminderit për çdo fjalë inkurajuese që ka ngrohur zemrën time në momente të vështira dhe për çdo fragment të jetës suaj që kemi ndarë bashkë. Në fund, ju falenderoj për çdo emocion, çdo përkrahje, dhe për secilin kujtim të bukur që kemi ndarë. Ju lutem të vazhdoni të jeni aq të mrekullueshëm sa keni qenë gjatë këtij udhëtimi. Shihemi së shpejti me projektet e reja Ju dua”, ka shkruar ai në Facebook.