Pas daljes nga spitali Boris Johnson ‘arratiset’ nga Londra, ja kulla ku po qëndron
14 prill 2020
| 09:45
Kryeministri britanik Boris Johnson u lejua të dalë nga spitali dhe do të vazhdojë regjimin për të trajtuar COVID-19 te banesa zyrtare, në Chequers.
“Chequers” është banesa zyrtare në fshat ku qëndrojnë kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar. Origjinën e ka që nga shekulli i 16-të, por i është nënshtruar shumë modernizimeve.
Rezidenca është 64 km larg Londrës, dhe ka shërbyer si reszidencë e kryeministrave që nga viti 1921.
Pasi një jave të vështirë me koronavirus, ai doli nga spitali pasi testi rezultoi negativ dhe tashmë po e merr veten plotësisht.