Pas daljes nga spitali, Papa Françesku bën një paraqitje të papritur publike

06 prill 2025 | 13:13

Papa Françesku ka bërë një paraqitje të papritur publike sot, kjo është hera e parë që udhëheqësi i Kishës Katolike është parë në publik që nga largimi nga spitali dy javë më parë.

Françesku ka përshëndetur turmat në Vatikan dhe dukej se ishte në humor të mirë. Ai ishte ulur në një karrige me rrota dhe kishte veshur atë që dukej të ishte një kanula e hundës që i ndihmonte frymëmarrjen, raporton “CNN”.

Papa 88-vjeçar ka kaluar pesë javë në spital me pneumoni në shkurt dhe mars. Sipas ekipit të tij mjekësor, Papa iu afrua vdekjes gjatë sëmundjes, transmeton indeksonline. Paraqitja e Papës nuk ishte njoftuar më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Na ndajnë edhe dy ditë nga superndeshja e Ligës së…