Pas Danimarkës, edhe Austria do që të dënuarit e saj ta mbajnë burgun në Kosovë
07 maj 2024
| 16:50
Qeveria e Austrisë dëshiron të vazhdojë me planet që mundësojnë transferimin e kriminelëve të dënuar nga vendet e treta për të vuajtur dënimin e tyre në Kosovë.
Këtë çështje e ka diskutuar ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner, në takimin që ka pasur me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard.
Në takimin bilateral, Karneri ka pyetur rreth planeve dhe opsioneve të Danimarkës.
“Objektet e paraburgimit si ato që Danimarka po planifikon në Kosovë janë gjithashtu pjesë e planit të kancelarit Karl Nehammer për Austrinë”, ka thënë Karner.