Pas De Jongut, Holanda mbetet edhe pa Koopmeinersin
11 qershor 2024
| 14:37
Nuk kanë fund telashet për Holandën e Ronald Koeman. Vetëm disa orë pasi Holanda humbi një prej mesfushorëve më të talentuar, Frenkie De Jong, tani duhet të bëjë edhe pa mesfushorin e Atalantës, Teun Koopmeiners.
Futbollisti i “tulipanëve” u lëndua teksa po kryente nxehjen, përpara miqësores që Holanda zhvilloi të hënën në mbrëmje përballë Islandës, në Rotherdam. Në këtë mënyrë tekniku Koeman, duhet të “privohet” nga tre mesfushorë shumë të rëndësishëm, të skuadrës siç janë Frenkie De Jong, Teun Koopmeiners si dhe Marten de Roon.