Pas debateve të forta për “treshen”, Iliri bën gjestin e papritur ndaj Monikës
BB VIP – Spektakli i së martës i “Big Brother VIP” nuk kaloi pa debate të forta. Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri, ishin dy banorët që debatuan me njëri-tjetrin. Aktorja e njohur u shpreh e ofenduar nga disa batuta të balerinit për “treshen”.
Shaqiri u shpreh se nuk e kishte aspak për Monikën, por ishte fjala për mjeljen e dhisë. Madje edhe Arjola, e cila është shoqe e të dyve, u shpreh se nëse balerini e ka pasur për aktoren, është një gjë shumë e rëndë, pasi nuk e pret nga ai.
Por mbrëmjen e djeshme, Iliri i ka habitur të gjithë teksa i ka dhuruar një të puthur në faqe Monikës. Megjithatë balerini shtoi më pas se “lufta” e tyre do të vijojë akoma.
Pjesë nga biseda e tyre:
Monika: Ça është kjo?
Iliri: Një puthje që nuk është asnjë lloj gjëje vetëm se një puthje.
Monika: Vetëm një puthje
Iliri: Kisha nevojë të ta jepja dhe ta dhashë
Monika: Pra lufta jonë vazhdon?
Iliri: Sigurisht
Monika: Do luftojmë