Pas debateve të shumta me aktorin e njohur, Iliri: Mezi po pres të kem një nominim përballë Donaldit

30 tetor 2021 | 17:57

Debatet mes Ilirit dhe Donaldit nuk kanë të reshtur, e thuajse në të gjitha puntat e fundit të spektaklit të “Big Brother VIP” ata debatojnë me njëri-tjetrin. Fillimisht sherri mes tyre nisi për shkak të Semit, por tani debatet janë lidhur me aleancat që po krijohen brenda në shtëpi.

Menjëherë pas përfundimit të spektaklit ishte Iliri ai i cili shprehu dëshirën se do të donte një nominim vetëm për vetëm me Donaldin.

“Do kisha shumë dëshirë të dilja në nominim e të, mezi po pres”, tha Iliri.

Ndërkohë kujtojmë se Donaldi para pak ditësh u përzgjodh si i preferuari i publikut, ndërsa Iliri rezulton si i preferuari i banorëve.

Kjo përballje mund të vendosë përfundimisht dominancën mes tyre në këtë edicion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në muajin prill të këtij viti, Arbenita Ismajli u bë…