Pas debatit për arkivat e UÇK-së, reagon djali i ish-presidentit Thaçi

10 shtator 2021 | 11:30

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar me një fotografi ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se pala serbe është pajtuar që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në.

Bislimi dje ka deklaruar se kjo gjë është në favor të Kosovës.

Pas gjithë këtyre diskutimeve ka reaguar djali i Hashim Thaçit. Ai ka publikuar një fotografi nga koha e luftës, ku shihet Hashim Thaçi bashkë me Adem Jasharin dhe Kadri Veselin. Të gjithë në këtë foto janë të armatosur.

Kësaj fotografie, ai nuk i ka vënë asnjë mbishkrim, siç bën zakonisht.

Deklarata e Bislimit ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, sidomos nga opozita dhe shoqëria civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo ka studiuar në Fakultetin e Ekonomisë por i pëlqen…