Pas debatit me Ramën, Majko kthehet në Kuvend

09 korrik 2018 | 11:13

Në seancën e kaluar plenare ku u votua dhe ligji që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, ministri për Diasporën, Pandeli Majko pasi debatoi me kryeministrin bojkotoi seancën.

Ditën e sotme, Pandeli Majko është rikthyer në Kuvend.

Majko është ulur në vendin e tij të zakonshëm ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk është në seancë.

Majko ndodhet në Kuvend për votimin e disa ligjeve të rëndësishme siç është edhe ai i Shkollës së Magjistraturës. /dritare.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se ka zhvilluar…