Pas Deçanit edhe Juniku themelon Këshillin e Emergjencës
03 shkurt 2018
| 18:39
Vërshimet e fundit e kanë shtyrë Komunën e Junikut të themeloj shtabin e Emergjencës.
Sipas një njoftimi të komunës shtabi është funksional dhe po merret me dëmet në disa Fshatra.
Deri më tani dëme më të mëdha janë regjistruar në vendbanimet, Goqaj, Zekaj, Qestaj, Gaxherr i Poshtem, Jasiq dhe Gjocaj.
Rruga Junik- Jasiq- Gjocaj është e bllokuar për qarkullim . “Përkundër dëmeve të theksuara situata është nën kontroll edhe pse sasia e të reshurave atmosferike vazhdon të rritet. I ftojmë qytetaret të jenë të kujdesshëm dhe çdo lëvizje e fëmijëve të jetë nën përcjelljen e të rriturve”, thuhet në njoftimim e Komunës së Junikut.