Pas dëmeve nga breshri, Bekim Jashari zotohet se do iu dalë në ndihmë bujqve të Skenderajt

10 korrik 2021 | 22:17

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se do t’i kompensojë financiarisht dëmet e shkaktuara nga reshjet ndaj bujqve të shtunën në këtë rajon.

Jashari, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se komuna ka formuar komision për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet në Skenderaj, derisa iu është lutur qytetarëve të aplikojnë në komunë për kompensim dëmesh, shkruan Gazeta Express.

“Si qeverisje komunale kemi të formuar komisionin për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, andaj kërkoj nga ju që gjatë javës së ardhshme të aplikoni në komunën tonë për kompenzim të dëmeve, të cilat pas vlerësimit nga komisioni komunal do të përcillen drejtë Ministrisë së Bujqësisë për kompenzim”, ka shkruar ai.

Ai ka publikuar edhe fotografi të dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe breshri në tokat e mbjellura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkatdhetarët kanë filluar pushimet e tyre dhe si destinacion kanë…