Pas disa ditë qetësie, rikthehet koronavirusi në Kinë? 21 raste të reja
17 mars 2020
| 09:55
Kina bën me dije bilancin e orëve të fundit, duke konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus,
20 prej të cilëve janë cilësuar të rëndësishëm, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre është rezultat i ngjitjes në territorin vendas.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, deklaroi ndër të tjera se u regjistruan 13 raste të reja vdekjeje për shkak të Covid-19, teksa numri i të prekurve ka ardhur në rritje.
Qysh të dielën e kaluar u shënua shtim i rasteve me koronavirus, të pacientëve të cilët vinin nga jashtë shtetit, në raport me personat e prekur në Kinë. Nga ky shtet që nga muaji dhjetor ka nisur pandemia.
Në Kinë numri total i të prekurve është 80 881, ndërkohë që viktimat kanë shkuar në 3226.