Pas divorcit, Liam me të dashur të re
18 dhjetor 2019
| 14:33
Liam Hemsworth duket se e ka harruar plotësisht Miley Cyrus.
Pas divorcit, aktori 29-vjeçar ka nisur një romancë me modeluesen australiane Gabriella Brooks.
Thashethemet janë “konfirmuar” pasi Liam është fotografuar duke ua prezantuar bukuroshen 21-vjeçare prindërve të vet, Craig dhe Leonie.