Pas dorëheqjes së Bashës nga kryetari i PD-së, vjen reagimi i Sali Berishës

21 mars 2022 | 18:24

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen si kryetar i PD-së.

Pas këtij vendimi ka reaguar ish-lideri i PD-së, Sali Berisha.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se bashkimi i demokratëve mbi bazen e kontributeve të tyre është përparësia e PD-së.

“Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD! Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD. Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojme se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen si kryetar i PD-së. Në…