Pas dorëheqjes së Valbona Sako, emërohet kryebashkiaku i ri i Durrësit
01 dhjetor 2019
| 13:36
Këshilli bashkiak në Durrës vendosi Zhylien Varfaj kryetar të bashkisë së Durrësit.
Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Valbona Sakos mëngjesin e sotëm.
Sako ka thënë dorëheqje pas një deklarate, ku tha se numri i viktimave mund të ishte më i madh dhe se janë të kënaqur me 50 viktimat e shkaktuara nga tërmeti.
“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, ka thënë Sako në deklaratën e dorëheqjes.