Pas dorëzimit të detyrës, Rudari ka një mesazh për qytetarët e Podujevës
Ish- kandidati i LDK-së për Kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka falënderuar përkrahësit dhe qytetarët e kësaj komune.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar humbja e një beteje nuk do të thotë edhe humbje e luftës.
Postimi i plotë i Rudarit:
Të dashur qytetarë,
Të nderuar aktivist dhe simpatizantë të LDK,
Sot bëra dorëzimin e detyrës së kryetarit të komunës, pas rezultatit të zgjedhjeve të 29 nëntorit.
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë këtij procesi. Po ashtu falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi për angazhimin dhe përkushtimin e dëshmuar në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.
Humbja e një beteje nuk do të thotë edhe humbje e luftës.
Vazhdojmë bashkë edhe më fuqishëm për betejat e ardhshme.
Në rrespekt,
Nexhmi Rudari