Pas Durrësit, edhe në Thumanë. Kurti mbërrin te zonat e prekura nga tërmeti
Pas udhëtimit të tij drejt Durrësit, kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti ka mbërritur edhe në Thumanë.
Kurti më herët nga stadiumi i Durrësit ka thënë se FSK-ja dhe Ushtria e Shqipërisë po bashkëpunojnë në mënyrë të shkëlqyeshme.
“Erdhëm që të shohim konkretisht gjendjen. Besoj që në një krizë të tillë, ushtria është edhe mjeti edhe mënyra më e mirë për organizim të duhur. Me profesionalizmin e tyre, ata po na i ngrohin zemrat se do të dalim nga kjo gjendje e rëndë që na ka goditur. Besoj që dy Qeveritë tona duhet të takohen dhe tema të jetë gjendja pas tërmetit”, ka thënë Kurti.
Kurti dje ka marrë pjesë edhe në varrimin e dy vëllezërve Abazi, të cilët u gjetën të vdekur nën gërmadhat e një hoteli në Durrës pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.