Pas eliminimit nga Kupa, Inzaghi kërkon përkrahjen e tifozëve

24 prill 2025 | 12:59

Interi është eliminuar nga Kupa, pasi humbje në derbi ndaj Milanit (0-3), duke shuar ëndrrën për “tripletën” e famshme. Të eliminohesh në këtë formë pa diskutim që i lë një shije të hidhur trajnerit Simone Inzaghi. Interi vazhdon të jetë në garë për Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

“Të vjen keq, mbi të gjitha pas një pjesë të parë ku meritonim diçka më shumë, duhet të ishim treguar më të zotë të shfrytëzonim shanset që krijuam, ndërsa Milan na goditi në rastin e parë me një gol të bukur. Sigurisht, i duhen bërë komplimente edhe Milanit, në të pesë derbit na ka vendosur në vështirë, të gjithë duhet të kishim bërë diçka më shumë, unë i pari. Lodhja ndihet, është prezente, por kjo nuk duhet të jetë një alibi. Si mund të rikuperohemi pas një humbje të tillë? Na pret një muaj i fundit, ai më i rëndësishmi, duhet ta përballojmë me besim dhe me mbështetjen e të gjithëve, tifozë dhe shoqëri”, u shpreh Inzaghi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka themeluar një…