Pas eliminimit të Barcelonës, reagon Laporta
09 dhjetor 2021
| 11:58
Barcelona është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi është mposhtur të mërkurën në mbrëmje nga Bayern Munchen (3-0).
“Tani më shumë se kurrë është koha për të ecur së bashku në të njëjtin drejtim. Lojtarët janë përpjekur, por nuk kanë mundur. Jemi të trishtuar, por duhet të ecim përpara për ta kthyer këtë situatë”, ka thënë Joan Laporta, president i Barcelonës.
Pa dyshim, një goditje shumë e rëndë për Laportën dhe klubin, pasi kjo disfatë dhe eliminim nuk është vetëm një goditje e rëndë në nivel sportiv, por edhe ekonomik.