Pas energjisë elektrike, këtë vit është shtrenjtuar edhe çmimi i ujit të pijshëm
19 janar 2022
| 13:36
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar në “Facebook” se sikur nuk ka mjaftuar rritja e pothuajse të gjitha çmimeve të ushqimeve elementare, tash u rritën edhe çmimet e dy shërbimeve kryesore për jetë: ujit dhe rrymës.
“Pas energjisë elektrike, këtë vit është shtrenjtuar edhe çmimi i ujit të pijshëm”.
“Nuk është larg mendsh që me ritmin e filluar nga “Qeveria e Shpresës” së shpejti në derë të shohim edhe faturat për frymëmarrje”, ka shkruar Tahiri.