Pas faljes nga presidenti, vëllezërit Ramadani dhe Arben Kiqina bëjnë homazhe në Prekaz
29 dhjetor 2017
| 20:37
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka vendosur që me dekret t’u falë dënimin vëllezërve Arsim dhe Burim Ramadani, si dhe Arben Kiqinës.
Ndërsa, menjëherë pas lirimit vëllezërit Ramadani dhe Arben Kiqina kanë bërë homazhe në Prekaz, shkruan lajmi.net
Ndryshe, Rasti “Kiqina” njihet si një ndër lëndët gjyqësore penale më të gjata në Kosovë – me 107 shqyrtime gjyqësore vetëm sa gjykohej në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.