Pas finales së Kupës në volejboll, Osmani ka dy fjalë
04 dhjetor 2022
| 22:12
Zëvendësministrja Daulina Osmani ishte e pranishme në Skenderaj, aty ku është zhvilluar finalja e Kupës së Kosovës në volejboll.
Numri dy i MKRS-së është shprehur e kënaqur me atë që kanë dhuruar të dyja ekipet në këtë ndeshje, raporton “Epoka e re”.
“Sonte isha në Skenderaj të ndjek nga afër fitoren e Klubit të Volejbollit Skenderaj. Në finalen e Kupës së Federatës së Volejbollit të zhvilluar në palestrën ‘Ilaz Kodra’, vajzat e Skenderajt mposhtën Dritën e Gjilanit me rezultat 3:0 në sete. Urime të dyja ekipeve për ndeshjen e bukur që na dhuruat sonte”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.