Pas fitores dhe polemikave të shumta reagon Arilena Ara

26 dhjetor 2019 | 11:34

Pasi përfundoi “Festivali i Këngës” dhe fituese u shpall Arilena Ara me këngën “Shaj” u ngritën shumë polemika dhe pakënaqësi. Pjesa më e madhe e publikut priste që fituese të ishte Elvana Gjata me këngën “Me tana” e cila e elektrizoi dhe ngriti gjithë sallën në këmbë.

Pati shumë pakënaqësi dhe komente negative si nga personazhet e ekranit apo edhe njerëz të thjeshtë për këtë fitore dhe Arilena Ara nuk bëri asnjë deklaratë.

Dy ditë pas fitores, Arilena ka bërë një postim në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet me kupën në dorë dhe me sytë e përlotur. “Me këtë këngë kam qarë dhe kam qeshur”, ka shkruar Arilena.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhuratat janë tema kryesore e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit…