Pas fitores në Dancing, Sara emocionoi të gjithë me fjalët për vajzën e saj
Blogerja Sara Hoxha dhe partneri i saj Luixhino janë fituesit e edicionit të parë të Dancing With The Stars.
Sara e cila është e dashura e Ledri Vulës e me të cilin kanë edhe një vajzë, Poem Blue ka emocionuar të gjithë të pranishmit në mbrëmjen finale të këtij spektakli.
Sara e cila rrëmbeu kupën e artë dhe çmimin e madh 50 mijë euro kishte përgatitur disa fjalë që do t’i thoshte pas fitores. Në fund të fjalimit të saj ajo i dedikoi fjalët më mira të voglës së saj.
“Në fund dua të falënderojë Poin e cila ishte frymëzimi im, arsyeja pse unë jetojë – ti sot ndoshta nuk e kupton por një ditë kur të rritesh do e kuptosh edhe ti që mund të arrish gjithçka. Kjo kupë shkon për të gjitha vajzat e vogla”, tha ajo.
I pranishëm ishte edhe Ledri Vula si dhe familja e tij e një pjesë e familjes Hoxha, të cilët poashtu Sara nuk harroi t’i falenderojë.
“Dua të falënderoj produksionin, Esdalinin dhe Olën, falënderoj Luixhinon për çdo orë provë që s’e ka kursyer, energjinë, përkushtimin, mikun që e fitova, familjet Hoxha dhe Vula, Poin që ishte frymëzimi im”, tha Sara.
Sara garoi në finale me tre konkurrentë të tjerë, Ardit Çunin, Megi Pojanin dhe Elhaida Danin, të cilët ishin shumë pranë çmimit të madh.