Pas fitores së Akilit dhe humbjes së Norës, reagon ministri Çeku
29 korrik 2024
| 11:52
Akil Gjakova e ka nisur me fitore rrugëtimin e tij në Lojërat Olimpike në Paria duke e mposhtur me Oppon rivalin e tij, brazilianin Cargnin në raundin e parë të kategorisë -73 kg.
Ndryshe nga Akili, motra e tij, Nora Gjakova është ndalur që në luftën e parë duke u mposhtur nga Lkhagvatogo e Mongolisë, duke mos vazhduar rrugëtimin drejt medaljes së dytë olimpike.
Për këto dy paraqitje, ka reaguar edhe ministri i Ministrisë së Sportit, Hajrulla Çeku.
“Me emocion i ndoqëm të dy ndeshjet njëkohësisht. Nora dhe Akil Gjakova, vëlla e motër garuan sot në Lojërat Olimpike Paris2024. Faleminderit Nora për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë në këto gara dhe suksese Akil në garat e radhës”, ka shkruar Çeku.