Pas ftesës së Gjermanisë, Mërgim Berishës i dyfishohet vlera
29 mars 2023
| 16:17
Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Mërgim Berisha ka marrë një lajm të mirë sot gjatë ditës, ku sajti i njohur “Transfermarkt” ka rritur vlerën e tij dyfish sa e kishte pasur.
Berisha nga 6 milionë euro, tani kushton plotë 12 milionë euro, krejt kjo sipas sajtit të njohur. Kjo rritje e vlerës vjen pas ftesës dhe paraqitjeve me Kombëtaren e Gjermanisë në dy miqësoret e muajit mars.
Sulmuesi i Augsburgut luajti në dy ndeshje, por u inkuadrua vetëm gjatë pjesës së dytë, ndaj Perusë dhe Belgjikës.
24-vjeçari i cili refuzoi Kosovën dhe Shqipërinë, gjatë këtij sezoni në Bundesliga ka zhvilluar 19 ndeshje, shënoi 8 gola dhe bëri 4 asistime.