Pas funeralit të gruas, George H W Bush në kujdes intensiv
24 prill 2018
| 19:09
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H W Bush, është në kujdes intensiv për shkak të një infeksioni.
Gjendja e tij shëndetësore është keqësuar vetëm një javë pas vdekjes së gruas së tij Barbaras.
Në një deklaratë, një zëdhënës i familjes tha se kishte kontraktuar një infeksion që përhapet në gjak, por ishte “duke iu përgjigjur trajtimeve”.
93-vjeçari u pranua në spital në Houston të dielën në mëngjes.
Ai ishte president i SHBA-së nga viti 1989-93 dhe djali i tij, George W Bush, vazhdoi të shërbente në të njëjtin rol.