Pas gati dy javësh, Kurti kthehet sot në Kosovë
21 korrik 2021
| 14:52
Pas gati dy javësh jashtë vendit, kryeministri Albin Kurti sot (e mërkurë) kthehet në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kujtojmë se Kurti me 8 korrik udhëtoi drejt Greqisë si pjesë e “Symi Simpoziuimit” në të cilën morën pjesë politikanë nga mbarë bota.
Pas shtetit grek, Kurti ka udhëtuar drejt Francës.
Atje, kreu i ekzekutivit kosovar ishte i pranishëm në Festivalin e Kanës, si mbështetje për filmin “Pa vend” për “Palmën e Artë”. Sidoqoftë, ky film nuk arriti të rrëmbejë çmimin, njofton “Klan Kosova”.
Pas Francës, Kurti fluturoi për në kryeqendrën evropiane, Bruksel ku u përball për herë të dytë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.