Pas gazit lotsjellës, vendosen detektorët në Kuvend
21 mars 2018
| 16:31
Janë vendosur detektorët në hollin e Kuvendit të Kosovës për të ndaluar futjen e gazit lotsjellës brenda seancës së Kuvendit.
Deputetët e Vetëvendosjes kanë hedhur tre herë gaz lotsjellës gjatë tentativave për ta hedhur në votim demarkacionin.