Pas Gjermanisë e Holandës edhe Franca do t’i dërgojë armatim Ukrainës
26 shkurt 2022
| 22:07
Franca do të ndjekë Gjermaninë dhe Holandën në vendimet për t’i dërguar armë Ukrainës.
Siç raportohet në BBC, zyra e presidentit Macron citohet të ketë thënë se Franca do të dërgojë armë dhe karburant.
Gjithashtu shtohet se do të marrë veprime kundër mediave ruse që përhapin dezinformata rreth konfliktit.
Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel tha në Twitter se vendet anëtare do të lehtësojnë dërgimin e ndihmës ushtarake nga BE në Ukrainë.
Ai nuk dha detaje të tjera, por ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen nesër për të diskutuar një paketë të re ndihme për forcat e armatosura ukrainase.