Pas Haradinajt, Gërvalla sulmon Thaçin dhe Mustafën: Ishin të zënë me ‘Zajednicë’
Kryediplomatja Donika Gërvalla përveç për një vizitë misterioze në ShBA, këto ditë është komentuar edhe për sulmet e ulëta që ia ka bërë kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gërvalla sulmet i ka vazhduar edhe në një tubim të partisë “Guxo” të dielën, ku ka sulmuar ish-presidentit Hashim Thaçi që ndodhet në paraburgim në Hagë dhe ish-kryeministrin Isa Mustafa.
“Kursi ynë i vendosur ka dhënë rezultat. Jo vetëm brenda, por edhe në marrëdhënie me partnerë ndërkombëtarë. Kjo ka bërë, që qytetarët tanë në vitin 2021 ishin qytetarët më të izoluar në Evropë, të lëvizin të lirë, pa pritje para ambasadave, pa pagesa të kota, me dinjitet dhe krenari, me një pasaportë në gjep. Prandaj, ne në Guxo, guxuam së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje dhe alternativën, dhe fituam. E rikthyem respektin dhe dinjitetin e vendit. Përrallat dhe fjalët boshe nuk shitet. Nuk e arriti këtë as Hashim Thaçi as si president as si kryeministër, as Isa Mustafa, madje ky duke qenë i zënë bashkë me Hashimin, me konceptimin dhe nënshkrimin e ‘Zajednicës’, edhe pse flet shumë e shan shumë, nuk e arriti as Ramush Haradinaj sa ishte kryeministër”, ka thënë Gërvalla.