
Pas humbjes së djalit, Ronaldo nuk luan ndaj Liverpoolit
19 prill 2022
| 13:07
Ylli portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo nuk do të zbres sonte në fushë për ndeshjen ndaj Liverpoolit.
Mbrëmë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” njoftoi për një fatkeqësi. Djali i tij i porsalindur kishte ndërruar jetë.
Si pasojë e këtij lajmi dhe gjendjes emocionale, CR7 nuk do të paraqitet sonte në derbin e javës në Angli. Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e United.
Cristiano ka kërkuar për privatësi në këto kohë të vështira për familjen e tij. Ai ishte duke pritur binjakë. Vajza erdhi në jetë, kurse djali humbi betejën.