Pas humbjes së Prizrenit, Haskuka merret me tema nacionale

08 dhjetor 2021 | 17:04

Mytaher Haskuka pas balotazhit të nëntorit ka humbur garën për të parin e Prizrenit dhe ia ka lëshuar karrigen e kryetarit Shaqir Totajt nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Pas humbjes se zgjedhjeve, Haskuka i Vetëvendosjes ka filluar te merret  me tema nacionale, duke u marrë me ata që kanë kritikuar dje kryeministrin Albin Kurti se ka pranuar të përfaqësojë Kosovën me fusnotë.

“Tradita vazhdon! Me logjikën e një 3-vjeçari, ata që e kanë krijuar problemin, tani kritikojnë për problemin. A nuk ishit ju që na kritikonit e thonit që: ‘fusnota është në interes të Kosovës dhe do të shkrihet si fjollë e borës në pranverë’? Ju që keni bërë marrëveshje për vendosjen e fusnotën, nuk keni të drejtë morale të kritikoni, por keni përgjegjësi politike pse nuk u hoq fusnota. Të bësh dëm është shumë lehtë, por t’i riparosh ato dëme merr kohë. Dëmet janë bërë për 20 vite, e do të merr shumë kohë riparimi i tyre”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Volejbollit Peja, sot zhvillon ndeshjen e kthimit në…