Pas humbjeve të mëdha në Detin e Zi, Putin emëron shefin e ri të marinës
Presidenti rus, Vladimir Putin ka emëruar shefin e ri të marinës ruse dhe dy komandantëve të flotës pas sulmeve të përsëritura të Ukrainës ndaj anijeve të saj ushtarake.
Admirali Alexander Moiseev është emëruar si kreu i marinës ruse, njoftoi ministria ruse e Mbrojtjes.
Ministri Sergei Shoigu tha gjithashtu gjatë një telefonate konferencë me stafin e lartë të forcave të armatosura se zëvendësadmirali Konstantin Kabantsov ishte emëruar në postin e komandantit të Flotës Veriore dhe zëvendësadmirali, Sergei Pinchuk u emërua si komandant i flotës së Detit të Zi.
Emërimet e reja vijnë pas një vale sulmesh ukrainase ndaj flotës ruse të Detit të Zi në Krimenë e pushtuar që nga viti 2014.
Paraardhësi i admiralit Moiseev u vra pas sulmeve të ushtrisë ukrainase, raporton skynews.
Ndryshe, flota ruse pothuajse e ka braktisur Krimenë, duke lënë vetëm një anije luftarake të aftë për të gjuajtur raketa.