Pas infektimit me Covid, Ramadani ka një këshillë për qytetarët

26 janar 2022 | 13:56

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, pas infektimit me Covid, ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat anti-Covid.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se numri i rasteve dhe vdekjeve nga Covidi vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, duke iu bërë thirrje qytetarëve të bartin maska  në çdo vend dhe të vaksinohen.

 

Postimi i plotë i Ramasanit:

Të dashur qytetarë!

Kam rezultuar pozitiv në SARS CoV-2!

Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri  i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem bartni maskat nē çdo vend dhe  vaksinohuni!

Qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.

Masat parandaluese duhet të zbatohen nga secili.

Andaj ju lutem:

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Vaksinohuni!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës, Idriz Voca është bërë me…