Pas “Instagram”-it, Turqia bllokon qasjen edhe në lojërat online
09 gusht 2024
| 08:25
Turqia ka bllokuar qasjen në platformën e lojërave online Roblox me arsyetimin se përmbajtja e saj është e papërshtatshme dhe mund të çojë në abuzimin e fëmijëve në vend.
Sipas Reuters, zyra e Kryeprokurorit Publik në qytetin e Adanas nisi një hetim për platformën Roblox dhe përfundimisht rezultoi në kufizime mbarëkombëtare, duke e cilësuar si të dëmshme.
Zëdhënës i Roblox tha se do të bashkëpunonte me autoritetet lokale turke dhe shpresonte se problemi do të zgjidhej së shpejti.
Ndalimi vjen pesë ditë pasi Turqia vendosi të bllokojë rrjetin social Instagram, i cili përdoret nga 57.1 milionë njerëz në vend.