Pas “iPhone 12”, “Apple” ngadalëson modelet e kaluara
Pas prezantimit të modeleve të reja të “iPhone” nga kompania “Apple”, shumë përdorues të modeleve më të vjetra, janë ankuar se telefonat e tyre të mençur janë ngadalësuar.
Që nga eventi i së martës, ku u prezantuan modelet e reja “iPhone 12”, “iPhone 12 Mini”, “iPhone 12 Pro” dhe “iPhone Pro Max”,përdoruesit e kësaj teknologjie janë ndarë në dy pjesë.
Ata që më zor po presin të marrin modelet e reja në dorë dhe ata që kanë filluar të ankohen për problemin që u sjell “Apple” sa herë që sjell versione te reja të iPhone-ve.
Shumë komente dhe fotografi tallëse kanë vërshuar faqet zyrtare të kompanisë në rrjetet sociale, por fatmirësisht ka një shpjegim edhe për ngadalësimin që po përjetojnë versionet e viteve të kaluara.
Me lançimin e “iPhone 12”, “Apple” po ashtu ka bërë të ditur se duhet një azhurnim i ri i iOS. Kjo do të thotë që shumë prej sistemeve në iPhone-in tuaj të tanishëm do të ndryshojnë, duke e rënduar procesorin vetëm për një kohë.
Studiuesi Adrian Kingsley-Hughes, shpjegoi ndryshimet. “Instalimi i një iOS të ri në një iPhone shkakton shumë gjëra që vazhdojnë në prapavijë, nga indeksimi, te ri kalibrimi i baterisë dhe kjo mund të vazhdojë me orë ose edhe ditë të tëra”, ka deklaruar ai.