Pas karantinimit të Suharekës, flet Muharremaj
12 prill 2020
| 08:57
Mbrëmë nga Ministria e Shëndetësisë është marrë vendim që edhe Komuna e Suharekës të vendoset në karantinë. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, njofton se të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Suharekës e kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill) deri në orë 17:00.
Njoftimi i tij:
Të nderuar qytetarë,
Siç jeni njoftuar, mbrëmë është vendosur karantinimi i Komunës së Suharekës.
Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Suharekës, e kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill), deri në ora 17:00.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Bali Muharremaj.