Pas komenteve negative për faturën 161 mijë euroshe, shefi i restorantit iu përgjigjet kritikëve me një biftek të “artë”

21 nëntor 2022 | 11:22

Shefi i famshëm turk, Nusret nuk është shqetësuar aspak nga “lumi” i komenteve negative që ka marrë për faturën prej 161 mijë eurosh të paguar nga klientët në restorantin e tij në Abu Dhabi.

Megjithëse nuk e ka zbuluar kush e pagoi shumën e kripur, ai iu përgjigj kritikave me një biftek të “artë”.

Në veçanti, Salt Bae, siç quhet ndryshe shefi i famshëm turk falë mënyrës se si kripos mishrat që shërben, postoi një video me një biftek të mbuluar me fletë ari 24 karatësh. “Banka Federale”, ka shkruar Nusret krahas videos në Instagram.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jason David Frank, i cili luajti Tommy Oliver në serialin…