
Pas konfirmimit të tij si ambasador i Kosovës në SHBA, flet Dugolli për herë të parë
30 nëntor 2021
| 23:30
Sot në listën e emrave nga MPJ për ambasadorët e Kosovës, ishte edhe ai i Ilir Dugollit.
Dugolli ka reaguar për herë të parë për ambasadën e Kosovës që do të përfaqësojë në SHBA.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ndihet i përulur dhe i nderuar që i është besuar një pozitë e tillë.
Postimi i plotë:
Faleminderit shumë për fjalët tuaja të mira! Jam i përulur dhe i nderuar që më është besuar një përgjegjësi kaq e veçantë e kryer ndër vite nga kolegë të nderuar Avni Spahiu, Akan Ismaili, Vlora Çitaku.
