Pas kontrolluesve të fakteve, ‘META’ i jep fund edhe programeve “DEI”

10 janar 2025 | 22:22

Gjigandi i teknologjisë “Meta” i ka dhënë fund programeve të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes (DEI), duke iu bashkuar një grupi në rritje kompanish amerikane që heqin dorë nga iniciativat e “DEI”.

Axios raporton duke cituar një memo për punonjësit e “Meta” duke shpjeguar se kompania po ndalon menjëherë programet e saj “DEI” për punësimin, trajnimin dhe zgjedhjen e furnitorëve.

Kompania u tha punonjësve se “peizazhi ligjor dhe i politikave që rrethon përpjekjet për diversitetin, barazinë dhe përfshirjen po ndryshon”, në një memorandum nga zëvendës-presidentja e burimeve njerëzore Janelle Gale.

“Termi ‘DEI’ është bërë gjithashtu i polemizuar, pjesërisht sepse kuptohet nga disa si një praktikë që sugjeron trajtim preferencial të disa grupeve ndaj të tjerëve,” shkruan Gale në memo.

Ky vendim nga “Meta” vjen pasi Mark Zuckerberg njoftoi se Facebook dhe Instagram do të ndërpresin programin e kontrollit të fakteve nga palët e treta, duke zgjedhur një mekanizëm të ngjashëm me atë që përdor “X”.

Diversiteti, barazia dhe përfshirja (DEI) janë korniza organizative që synojnë të promovojnë trajtimin e drejtë dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjithë njerëzve, veçanërisht grupeve që historikisht kanë qenë të nënpërfaqësuara ose subjekt i diskriminimit në bazë të identitetit ose aftësisë së kufizuar.

Kritikët kanë shprehur shqetësimin se programet “DEI” i kanë mbyllur mundësitë për punësim personave të kualifikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që është…