Pas Kosovës, Escobar dhe Lajçak i shkojnë për vizitë Vuçiqit në Beograd

14 dhjetor 2022 | 09:58

I Dërguari i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak dhe ai i ShBA-së, Gabriel Escobar pas vizitës në Kosovë do të udhëtojnë drejt Serbisë.

Presidenca serbe ka njoftuar se ata do të priten në takim 12:45 nga presidenti Aleksandër Vuçiq.

Takimi do të jetë trepalësh derisa do të diskutohen zhvillimet e fundit që lidhen kryesisht me veriun e Kosovës dhe barrikadat e vendosura nga ana e serbëve.

Escobar dhe Lajçak një natë më parë kanë takuar në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit Lajçak ka deklaruar se barrikadat është mirë të largohen me marrëveshje dhe jo me buldozerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbështetje për kërkesën të cilën Qendra "Gjenocidi në Kosovë -…